Më në fund ka folur edhe Lutfi Haziri pas përplasjeve VV-LDK.Ai ka shkruar se Agim Veliun nuk e kanë ndalur plumbat në trup e lëre më aluzat e militantëve të VV-së, raporton Gazeta Blic.
Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci. Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!“, ka shkruar Haziri.
Reagimi i plotë:
Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër…Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…
Tendencat për linçim publik të tij, janë të ulta çnjerëzore. Agimi është rugovisti i cili për më shumë se tri dekada ka punuar pa rreshtur për liri, pavarësi dhe demokraci.Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!