Shkruan: Nedihe Gashi-Fejzullahu
Sot vdiq njeriu i parë nga Covid19,në Kosovë.Shpresojmë të ketë qenë i pari dhe i fundit.Sot vdiq burri i një gruaje,babai i një djali apo vajze,gjyshi i një mbese apo nipi.Ceremonia mortore do t’i bëhet vetëm nga familja e ngushtë,sepse,situata nuk lejon ndryshe.Janë edhe mbi 30 të konfirmuar pozitiv e ndoshta mbi 300 mbrenda familjeve të tyre të gjëra,që ndoshta kanë infektuar edhe mbi 300 të tjerë.Bëne llogarinë ju,njerëz të dashur.A është i mjaftueshëm ky numër i supozuar,që të kollabon sistemi ynë edhe ashtu i lodhur shëndetësor?Sëmundja gjunjëzoi edhe sisteme shumë më të përparuara se ne.Prandaj,të punojmë së bashku,që të dalim mendjendritur dhe faqebardhë.Është një zingjir,që mund ta këpusim.Për ta këputur,një zingjir të tillë,nuk ka duhet forcë e madhe.Secili nga ne apo ju, ka në shtëpi një baba apo nënë në moshë,një motër apo vëlla me sëmundje kronike,që do ta ketë të vështirë përballjen me këtë virus.Mos u bën TI ai që dërgon virusin te ata.Virusi nuk ka krahë të fluturojë dhe as këmbë të ecë.Ti je ai që do ta dërgosh te personat me imunitet të dobët. MOS I JEP KRAH TË KEQES.MOS DILNI NGA SHTËPITË.MOS E VIZITONI ASKËND.RRINI NË SHTËPITË TUAJA.BEHARI KA DALË(shikoni sythat e parë në foton që bëra sot në mëngjes,duke u kthyer në shtëpi nga kujdestaria). DURIM!DO TA SHIJOJMË BASHKË PRANVERËN!