“Rron Pharm” i ka dalë në ndihmë stafit mjekësor të QKMF-së në Gjilan, donacionin me rroba mbrojtëse ia ka dorëzuar sot pronarët e barnatorës Laura dhe Artori, të cilët thanë se kjo është më e pakta që mund të bëjnë në këtë kohë.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë së Laura dhe Artori, janë shembulli më i mirë i një biznesi të suksesshëm dhe një qytetarie aktive, të cilët na dolën në ndihmë në momentet më të rëndësishme
Postimi plotë:
Laura dhe Artori, janë shembulli më i mirë i një biznesi të suksesshëm dhe një qytetarie aktive, të cilët na dolën në ndihmë në momentet më të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit dhe higjenës për heronjët tanë, stafin mjekësor të QKMF-së, të cilët janë të parët që mund të ballafaqohen drejtpërdrejtë me luftimin dhe parandalimin e kësaj pandemie.
Në emër të kryetarit Haziri, edhe në emrin tim personal, i falënderoj përzemërsisht, Laurën dhe Artorin, me biznesin e tyre, barnatorën “Rrom Pharm”, ku na dhuruan: 100 mantila medicinal, 500 palë dorëza higjienike, 100 palë kalaqe higjienike, 100 kapela medikale, 2 copë maska fytyre protektive dhe 2.5 litra gel antibakterial.
Do ju jemi mirënjohës, për kontributin në luftimin e përbashkët të kësaj pandemie!
Bashkë ja dalim!