Fabrika e bukës dhe miellit “Kualiteti” në Gjilan, dikur gjigand dhe hambar edhe për rezerva të drithit dhe miellit, jo vetëm për nevoja të qytetarëve të Gjilanit e Kosovës, por edhe më larg, pra, ishte i dedikuar dhe i përcaktuar edhe për nevoja federative. Sot, ky institucion shumë i rëndësishme për popull, kur më së shumti në këto momenti i duhet këtij populli, është i dërmuar, i sakatuar, i shëmtuar i paaftësuar i ngulfatur nga ndërtimet e larta. Teksa qytetarët gjilanas kot sorollaten nëpër markete dhe mullinj privat për të siguruar të paktën një thes miell.
Ata të cilët kanë lejuar dhe kanë kontribuar për një gjë të tillë, koha do t’i dënojë, e në këtë kohë, tashmë ka ditë që po jetojmë. Le t’i thirren ndërgjegjes, nëse të paktën kanë, e mos të na shesin kopalla, tash e 20 vjet. Populli tashmë ka arrit një vetëdijesim të theksuar dhe nuk i përbinë lehtë manipulimet dhe justifikimet e paqëndrueshme.
Mulliri dikur(1) dhe mulliri tash(2).
Reagon ish-asambleisti i Vetëvendosjes Fehmi Sylejmani
Ndani këtë artikull