Në Kliniken Infektive janë duke u trajtuar 24 pacientë të prekur me koronavirus.
Drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë për FaktePlus se 6 nga ta janë duke u trjatuar me oksigjen ndërsa pjesa tjetër e pacientëve, shëndeti i tyre është stabil.
“Në klinikën tonë janë të hospitalizuar 24 pacientë, 18 janë me gjendje stabile dhe 6 të tjerë janë me oksigjen”, ka thënë ajo.
Ndryshe në Kosovë ka shkuar në 61 numri i personave të prekur me koronavirus. Numri më i madh i të infektuarve vjen nga komuna e Malishevës.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKPSH) ka treguar se tashmë ka intensifikuar hulumtimin aktiv të gjitha rasteve të dyshimta në COVID-19.
Sipas IKSHP-së nga njëqind (100) mostra të marra dje janë hulumtim i personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara 26 raste kanë rezultuar pozitive në SARS CoV-2.
Tutje IKPSH thekson se të gjithë këta kanë qenë në vetë izolim.
“Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e Institutit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e dërguar sot nga IKPSH-ja.