Të dashur qytetarë,
Ne po sfidohemi me ketë të keqe të pandemisë dhe me të ftohtin, ndërsa, ata që sot ngrohin zemrat e braktisura janë njerëzit e përkushtuar që kryejnë punët e tyre, të thirrur nga ndërgjegjja njerëzore dhe morale!
E tërë energjia dhe përballja me Koronavirusin, rritet e shtohet, me njerëz të mirë, të cilët janë të gatshëm të kontribojnë në forma dhe mundësi të ndryshme.
Falënderoj Shtabin e Emergjencës, Punëtorët Shëndetësor, Policët, FSK-në, Zjarrfikësit, Shitësit, Furrëtarët dhe të gjithë ata patriot që po gjejnë mënyra dhe mundësi për aksione humanitare për t’iu dalë në krahë qytetarëve.
Gjithashtu, falënderim të veçantë shkon për mbështetjen e parreshtur nga ana e qytetarëve, shoqërisë civile, njerëz të botës së artit dhe kulturës,rininë të cilët me mbështetjen e tyre, po më bëjnë krenar, por, edhe më të përkushtuar në arritjen e rezultateve të përbashkëta në luftimin kundër kësaj pandemie.
Këtë dukuri do ta tejkalojmë vetëm së bashku, me synim dhe bindje, me humanizëm dhe vullnetarizëm, për të mirën e shoqërisë dhe të familjeve tona.
Zoti na bekoftë, ku një ditë do të jemi krenarë për këtë që po bëjmë sot!