Kryeministri në detyrë Kurti, ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë, Avdullah Hotin.
Këtë e ka bërë të ditur pas mocionit të LDK-së që më pas u rrëzua Qeveria Kurti.
Në vendimin e Qeverisë nuk është bërë e ditur arsyeja e shkarkimit.
“Z. Avdullah Hoti, lirohet nga posti i Zëvendëskryeministrit të Parë në detyrë”, shkruan në vendimin e shpërndarë për medie, teksa bëhet e ditur se ai hyn në fuqi pas nënshkrimit nga Kryeministri.
Ndërkaq, dihet se Hoti ishte i zëshëm me deklarimet e tij kundër taksës. /Telegrafi/