Me 24 mars 2020 ka hy në fuqi urdhëresa e Qeverisë së Kosovës Nr. 130/2020 në bazë të së cilës është caktuar koha dhe limitet e lëvizjes së qytetarëve. Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit si zbatues i ligjit u a përkujton se të gjithë ata persona të cilët nuk e respektojnë dhe bien ndesh me vendimin e lëshuar nga Qeveria e Kosovës lidhur me oraret e cekura në urdhëresë, do të përgjigjen në bazë të KP : “Neni 250, , mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, dhe kushdo që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk vepron sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent, i cili cakton masat që kanë për qëllim luftimin apo parandalimin e tyre, ata dënohet me burgim deri në dy (2) vjet” Masat e ndërmarra kanë vetëm një qëllim, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, preventimin dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 që tani ka marrë përmasa botërore. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të punoj dhe veproj për të mirën e qytetarëve të saj.
Policia në Gjilan apelon qytetarë: Kush nuk zbaton vendimin e Qeverisë do të dënohet me 2 vjet burg
Ndani këtë artikull