Asambleisti i LDK-së në Gjilan, Burim Berisha , sot i’u është bashkangjiturë aksionit vullnetarë për ti dal në ndihmë bashkëqytetarëve.
Përmes një postimi në facebook, nënkryetari Ismajli, ka falemnderuar këshilltarin komunal, i cili si çdoherë ka treguar humanizmin e tij.
Postimi i plotë:
Edhe Këshilltari Komunal, prof. Burim Berisha, njëherësh edhe profesor universitar, iu është bashkangjitur aksionit vullnetarë, për daljen në ndihmë me pako për bashkëqytetarët tanë.
Prof. Berisha, si çdoherë, tregoi humanizmin dhe vendosmërinë për t’i trajtuar sipas mundësive të tij, nevojtarët e Komunës së Gjilanit.
Për këtë, ne jemi falënderues ndaj Burimit, por, edhe ndaj të gjithë qytetarëve tanë, të cilët vazhdimisht po tregojnë qytetari aktive, në drejtim të mbështetjes së fuqishme për ta përballuar sa më lehtë situatën pandemike.
Bashkë ja dalim!