Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në takimin me presidentin e vendit diksutuam për daljen nga kjo situatë pas mocionit të votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.
Mustafa ka thënë se partia e tij vlerëson se nuk është koha të shkohet në zgjedhje.
“Ne si LDK vlerësojmë që nuk është koha të shkohet në zgjedhje të përgjithshme, për të situatës me pandeminë e koronavirust. Jemi të bindur që edhe zgjedhjet në këtë periudhë nuk do na sjellin në situatë tjetër jashtë asaj që sot jemi, duke marrë parasysh vullnetin politik të subjekteve politike të cilat hyjnë dhe dalin në zgjedhje”.
Mustafa ka thënë se në takimin me Thaçin sot nuk është biseduar rreth emrave por vetëm për “vullnetin politik”.
“Ne jemi që të bëhet nje qeveri e re, në bazë të Kushtetutës e aktgjykimit të vitit 2014. Kjo Qeveri do të kishte detyrë që me kapacitete të plota të angazhohej në zotërimin e të gjitha aktiviteteve, në luftën kundër koronavirusit”.