Në vazhdën e aktiviteteve të bizneseve dhe qytetarëve, për t’iu dalë në ndihmë bashkëqytetarëve në nevojë, edhe kompania “Ceni Group”, ofroi mbështetjen me ndihma për qytetarët tanë. Ky aktivitet i kësaj kompanie, sikurse, i shumë bizneseve tjera është shembulli më i mirë i interesit të përbashkët të tyre, për ta tejkaluar këtë situatë me të cilën po ballafaqohemi si vend. Ne si shtab emërgjent, u jem falënderues stafit të “Ceni Group”, të cilët edhe njëherë dëshmuan zemërgjërsinë dhe humanizmin e tyre ndaj qytetarëve në nevojë.
Bashkë, ia dalim!