Mikrobiologu Lul Raka, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin SOT të Kohavisionit, e ka komentuar situatën aktuale me pandeminë Covid-19 në Kosovë, e gjithashtu ka paralajmëruar rritje rastesh të të infektuarve. Raka, foli sot me ç’rast edhe shënohet Dita Botërore e Shëndetit.
Më 23 mars, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që vendimi i 23 marsit 2020 i Qeverisë së Kosovës për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve nuk është në përputhje me Kushtetutën, dhe të njëjtin ta shpallë të pavlefshëm.
Raka përfshirjen e politikës në këtë situatë me koronavirus, e ka vlerësuar të panevojshme.
“Lufta politike e ka dëmtuar luftën ndaj koronavirusit. Shumë qytetarë mendojnë që më 13-14 prill duhet të dalin në punë. Jo, assesi nuk duhet të dalin. Ligjet nuk janë as bibël e as kuran që të mos ndërrohen. Synimi duhet të jetë që të shpëtohet jeta e njeriut”, tha Raka.
Sipas mikrobiologut Raka, prioritet është shëndeti i qytetarëve të Kosovës.
“Këto ditë do të kemi rritje të rasteve”, u shpreh ai.
Ndërkaq, vendimin e Komunës së Prishtinës për mbylljen e shesheve, Raka e quajti “lajm shumë të mirë”.