Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë një vizite në kompanin e ujësjellësit “Hidromorava”, ka folur edhe për situatën pas rasteve me koronavirus në këtë komunë.
Ai ka thënë se Gjilani tashmë ka 4 persona të shëruar nga koronavirusi e ka thënë se në vetëizolim janë 11 persona.
Haziri ka bërë të ditur se Zhegra nga ku vjen një person i shëruar nga koronavirusi, do të fillojë të lirohet nga karantina gradualisht sepse atje më nuk ka të infektuar.
Ai tha se personi i fundit i infektuar një 56 vjeçar, dyshohet se është infektuar jashtë Gjilanit teksa ishte në punë, pasi po hulumtohen kontaktet e tij me personat tjerë dhe të gjithë ata janë në izolim derisa të konfirmojnë burimin e infeksionit.
Ai tha se të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore teksa ka apeluar tek qyetarët për qëndrim në shtëpi dhe vetpërmbajtje./radiostar/plustv/