By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin më të ri
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Mbi 10 persona në vetizolim në Gjilan për shkak të kontaktit me të infektuarin më të ri

Përditësimi i fundit: April 8, 2020 2:35 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Dje në Gjilan është njoftuar edhe për një rast të ri pozitiv me koronavirus. Bëhet e ditur se i infektuari është një 56-vjeçar. Nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, i tha Gazetës Express se janë mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë që janë vetizoluar si pasojë e kontaktit me të infektuarin në 10 ditët e fundit.

- Advertisement -

Numri i përgjithshëm i personave të prekur në komunën e Gjilanit ka arritur në 19 pasi edhe një rast i ri doli pozitiv nga testimet e mbrëmshme të IKSHP-së.

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, tha për Express se personat që kanë pasur kontakt me të infektuarin janë në vetizolim.

“Jemi në grumbullim të informatave dhe thuajse lista është gati, nga mbrëmë të gjithë ata që kanë pasur kontakt me personin janë në vetizolim”, ka thënë Ismajli.

Ai po ashtu ka thënë se personi i infektuar është 56-vjeçar dhe nuk dihet saktë se si është infektuar me koronavirus.

“I prekuri me koronavirus është nga qyteti i Gjilanit, viti i lindjes 1964, se ku është infektuar është duke u punuar intensivisht me zbardhë si rast mirëpo ende nuk dihet saktë se nga ka ardhur”, ka thënë ai.

Nënkryetari i Gjilanit u shpreh se përpos familjes së të prekurit janë izoluar mbi 10 persona tjerë.

“Janë diku mbi 10 persona përpos familjes së ngushtë që janë vetizolu përshkak të kontaktit që kanë pasur këto 10 ditët e fundit”, deklaroi Ismajli.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 184 persona, numri më i madh i rasteve pozitive me koronavirus është në komunën e Malishevës, 30 persona janë të shëruar në të gjithë vendin nga pandemia e Covid-19, ndërkaq 5 persona kanë vdekur.

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e djeshme në Malishevë 13 persona për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë së koronavirusit.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se 3 nga 13 personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje.

Nga data 08 shkurt deri më 07 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.352 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2. /GazetaExpress/

Nga nesër Mali i Zi ia hap kufijt Kosovës
Qemajl Mustafa kandidon për kryetar të PDK-së në Gjilan
Rektori i UKZ-së priti në takim me përfaqësuesit e mediave në Gjilan
Kurti thirrje bashkatdhetarëve: Regjistrohuni si banorë jo-rezidentë dhe forconi lidhjen me Kosovën
Lojtarët dhe stafi i Dritës, testohen për COVID-19 në Zvicër
Artikulli i mëparshëm Vitia qytetarëve: Mos u relaksoni sepse këto tre javë janë vendimtare
Artikulli tjetër Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Lutfi Haziri kujton Elez Agushin

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.