Është koha kur të gjithë po reflektojmë, sikurse me angazhime dhe mobilizime, me donacione të shumta nga brenda, por, edhe nga diaspora, e cila po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. E gjithë ky mobilizim dhe përkrahje, po bëhet që ta tejkalojmë situatën e vështirësuar ekonomike, sepse, me doemos, kjo pandemi, e ka zbehur kuletën e qytetarëve dhe bizneseve, sidomos, bizneseve të vogla dhe atyre të mesme. Ne po bëjmë çmos, për ta ruajtur likuiditetin ekonomik të qytetarëve, ndërsa, ata të cilët po pësojnë, janë pikërisht, bizneset e vogla dhe të mesme. Këto biznese, ka kohë që nuk janë duke e ushtruar veprimtarinë e tyre përshkak të gjendjes së krijuar. Ato vazhdojnë të paguajnë obligime si qiramarrës, me çka po i rrezikohet edhe gjendja e tyre e operimit pas pandemisë.
Bëjmë apel tek qiradhënësit, që të solidarizohen me këto biznese, dhe t’i lirojnë qiramarrësit nga detyrimet e përcaktuara të qirasë mujore. Kjo bie në kundërshtim me parimet e ndershmërisë përgjatë kësaj kohe, dhe vetë-rrezikimin e vazhdimit të mbajtjes gjallë të këtyre bizneseve, që rrjedhimisht, mund ta humbni potencialisht qiramarrjen për një kohë afatgjatë, njëkohësisht, rrezikoni edhe ata punëtorë të cilët vazhdojnë të marrin pagë e të mbeten gjallë nga këto biznese. Kemi informacione se shumë biznese e kanë bërë një gjë të tillë, andaj, kërkojmë edhe nga të tjerët, që të vazhdoni këtë rrugë të përbashkët. Fundja, ky është qëllimi dhe misioni i përbashkët i luftimit të kësaj pandemie. Nuk mundemi të ballafaqohemi me të, pa ndihmën e njëri tjetrit.
Atribuoni suksesin dikujt, që e nesërmja të na shumëfishoj atë sukses të tij!
#bashkeiadalim