Tri raste të reja me coronavirus janë regjistruar sot në komunën e Gjilanit.
Dy raste janë në qytetin e Gjilanit, kurse një është nga fshati Lladovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka konfirmuar sot edhe 79 raste të reja me coronavirus, duke shkuar në 362 numri i të infektuarve në Kosovë.