Sh.p.k Durrësi, përmes një njoftimi në facebook, ka njoftuar të gjithë se në këtë kohë pandemie të cilën po përballët e gjithë bota, ka treguar se ka hequr dorë nga të gjitha stimulimet që Republika jonë i ka menduar për bizneset vendore, dhe ka treguar se kanëkryer të gjitha pagesat e stafit edhe në këtë periudhë shkruan Radio Star.
Postimi i plotë:
Tashmë e 15 vite biznesi ynë familjar SH.P.K DURRËSI është munduar të sjellë në treg çdo gjë që u nevojitet qytetarëve të Gjilanit dhe më gjerë, e përsëri do të vazhdojmë me punë bashkë me stafin tonë të mrekullueshëm për të plotësuar nevojat e qytetarëve, me çmimin më të volitshëm 1 euro.
Në këtë kohë pandemie ekonomia ka pësuar një dëm shumë të madh dhe shteti jonë ka marrë disa masa për të ndihmuar bizneset.
Ne i kemi kryer të gjitha pagesat e stafit edhe në këtë periudhë që gjendemi dhe deklarohemi që heqim dorë nga të gjitha stimulimet që Republika jonë i ka menduar për bizneset vendore./RadioStar/
Urojmë që këto stimulime të shkojnë tek ata që kanë nevojë më shumë se ne!
Me shumë respekt, stafi i SH.P.K DURRËS-it.
#kujdes po
#panikë jo