Në fshatrat e Gjilanit po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve të qytetit.
Këtë e ka bërë të ditur, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmea rrjeti social ‘Facebook’.
Postimi i plotë:
Po vazhdon pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha rrugëve lokale, por, edhe atyre rurale në çdo cep të Komunës së Gjilanit. Pas pastrimit dhe dezinfektimit të rrugëve nëpër shumë fshatra të Komunës së Gjilanit, u bë pastrimi dhe dezinfektimi i rrugëve në fshatin Livoç i Epërm, në Arbëri e në Dardani. Kjo po bëhet në bashkëpunim me operatorët e kontraktuar ekonomik. Kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve kanë shtuar kapacitetin e tyre të punës, që t’i pastrojnë të gjitha rrugët. Ne jem të përkushtuar që edhe ambienti rrugor të jetë sa më i pastër, në mënyrë që t’i kontribuojmë preventivës së kësaj situate.
Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë operatorëve të cilët ushtrojnë çfardo llojë veprimtarie në këtë kohë, të kenë kujdes të shtuar dhe t’i kushtojnë vëmendje ngarkeses apo mbingarkeses së mjeteve transportuese, në mënyrë që të mos i rrjedhin në rrugë mjetet të cilat i transportojnë, sepse kjo më së shumti po e dëmton pastërtinë rrugore. Do të vazhdonë kjo procedurë e pastrimit dhe dezinfektimit në të gjitha viset urbane dhe rurale, në mënyrë që përfundimisht, të kem një ambient sa më të pastër, që t’i kontribuojmë situatës aktuale. Duke i mbledhur forca dhe instruksionet e marra, ne vetëm bashkërisht, mund të jem ata të cilët mund t’ia dalim.
#bashkeiadalim ë.