Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për rrethojat e Qeverisë, që janë larguar gjatë ditët së sotme
Ai tha se ky vendim është marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Administratës.
“Ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës, Xhelal Sveçla, i ka shkruar një kërkesë në një instancë në Ministri, që ai udhëheq, për këto rrethoja që janë hequr tani. Kemi pasur t’i heqim më herët, mendoj që janë hequr vonë”.
Policia ka kërkuar që të mos largohen rrethojat, por Kurti thotë se Ministria i ka trajtuar këto gjëra.
“Ai me këtë rast e ka pasur parasysh shqetësimin që ka ardhur edhe nga Policia, por i ka trajtuar me kudjes. Ka kujdes shtesë dhe nuk ka mungesë sigurie. Edhe unë jam plotësisht dakord me atë që sheshi i qytetarëve dhe oborri i Qeverisë të mos kenë pengesa ndërmjet”, ka thënë Kurti.