Mikrobiologu, Lul Raka, ka publikuar një shkrim në të cilën tregon se kur një vend mund të fillojë me lehtësimin e masave, pas kalimit të një pandemie.
Raka, në shkrimin e tij të marrë nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përmend tri kritere që duhen vlerësuar për të filluar me lehtësimin e masave.
E para ka të bëjë me kriteret epidemiologjike, 2) kapaciteti i mjaftueshëm i sistemit shëndetësorë si dhe 3) kapaciteti i duhur për monitorim.
Mes, tjerash përmend edhe rekomandimet për lehtësimin e masave, të cilat Raka i ka ndarë në 8 pika.
Shkrimi i plotë:
Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)
CILAT JANË 3 KRITERET PËR TË VLERËSUAR NËSE KA ARDHUR KOHA PËR TË FILLUAR LEHTËSIMIN E MASAVE?
1. Kriteret epidemiologjike, që tregojnë se përhapja e sëmundjes është zvogëluar dhe stabilizuar në mënyrë të konsiderueshme për një periudhë të qëndrueshme kohore. Kjo, mund të jetë ulja e vazhdueshme e numrit të infeksioneve të reja, pranimit të pacientëve në spital dhe pacientëve në kujdesin intensiv.
2. Kapaciteti i mjaftueshëm i sistemit shëndetësor, d.m.th. numri i mjaftueshëm i shtretërve spitalorë përfshirë ata të kujdesit intensiv, sigurimi i barnave dhe produkteve të nevojshme farmaceutike në njësitë e kujdesit intensiv, rikonstruksioni i stoqeve të pajisjeve, qasja në kujdesin shëndetësor (sidomos për grupe të cenueshme), funksionaliteti i shërbimeve në kujdesin parësor shëndetësor, si dhe personel i mjaftueshëm për t’u kujdesur për pacientët e lëshuar nga spitalet për trajtim shtëpiak. Të vazhdohet me rritjen e kapaciteteve furnizuese të pajisjeve personale mbrojtëse dhe pajisjeve tjera shëndetësore.
3. Kapaciteti i duhur për monitorim, përfshirë kapacitetin e testimit në shkallë të gjerë për të zbuluar dhe monitoruar përhapjen e virusit , gjurmimin e kontaktit dhe mundësitë për të izoluar personat pozitivë me COVID-19. Duhet, po ashtu të ketë kapacitete për testimet serologjike.
REKOMANDIMET E LEHTËSIMIT TË MASAVE
1. Lehtësimi i masave do të jetë gradual dhe të bëhet në etapa të ndryshme, duke lënë kohë të mjaftueshme ndërmjet etapave (p.sh. një muaj).