Shkruan:Arbër Ramadani
Pandemia megjithatë u kujdes ta ruaj relativitetin, si e keqe që e përfshiu botën. Ajo, për dikë po bëhet pikë kthese ne jetën politike. Në fakt për këtë kthesë politike duhej hiç më pak se kombinimi më fatal i mundshëm ndërmjet dy kombinacioneve “vis majoris” me origjinë të ndryshme por me fuqi të njëjtë: Pandemisë dhe Amerikës. Dhe dy kombinacioneve “vis majoris lokal”.
Në kohën kur qeveria po punonte me tërë kapacitetin e saj ne luftimin e pamdemisë COVID-19 ndërkohë mbi kokë i rrinte, presioni Amerikan për taksën dhe reciprocitetin, e qe janë pretekste të dialogut/marrëveshjës. Në njërën anë në Qeveri dhe tek qytetarët mbizotronte ideja se luftimi i COVID-19 po bëhej në menyrë relativisht të mirë nga Qeveria Kurti. Me taksën sikur po bëhej njëfar progresi, sikur kishte mundësi t’i shpëtonte presionit të lartë, deri para datës 1 prill. Gjerat dukeshin kryesisht të qeta dhe nën kontrollë. Kështu ishte, sigurisht vetëm deri tek momenti i shfaqjës se binomit fatal për cdo qeveri, politikan, organ normal a qytetar të thjeshtë. Është ky kombinimi i faktorëve “vis majoris lokal”, pra tandemi midis “cinikut” dhe “helmuesit”.
Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi është dueti i nevojshem që të përmbysë gjithcka, në cdo kohë, qoftë edhe brenda 1 dite në mënyrë te pabesueshme. Edhe një herë në emër të “unitetit”. Por, si rëndom “uniteti” servohet e përkthehet, vetëm at’herë kur ky binom qëndron në ballë të unitetit. Ideja është e thjeshtë; Unitet për gjendje të jashtëzakonshme me protagonistë të jashtëzakonshëm. Ndryshe nuk ka unitet. Ndryshe uniteti dhe demokracia nuk kanë kuptim. Maksima ishte kësisoj “Kush pretendon, ushtrim të pushtetit, jashtë binomit Isa Mustafa-Hashim Thaqi është totalitarist”.
Kur pushteti fitohet drejtpërsëdrejti nga qytetarët prej LDK-se ose PDK-se cdo devijim i atij vullneti bëhet anti-kushtetues, rrjedhimisht Anti-Demokratik. Por e kundërta ndodhë nëse këto të fundit nuk kanë dalë fituese të zgjedhjeve. Në këtë rast ka hapësira “kushtetuese” për manovra “demokratike”. Këtë e shfrytëzuan, Isa Mustafa dhe Hashim Thaqi, falë edhe karakterit “specifik” të Albin Kurtit, i cili nuk arriti ta kapercej egon e tij, edhe këtëherë. “Tandemi i vjetër” terenin e kishin bërë gati, qysh prej përzgjedhjes së emrave për ministra, në Qeverinë e re. LDK e kishte bombën e kurdisur brenda në qeveri, e cila komandohej nga dhoma e qetë e bombakontrollerit Isa Mustafa. Isa mustafa filloi numrin së mbrapthi të bombës në mesditen e 17 marsit, kur me një postim në facebook, në kundërshtim me marrëveshjën paraprake që e kishte me VV-në, pa u konsultuar fare me partnerin qeverisës, kerkon shpalljën e gjendjes së jashtëzakonshme. Ishte ky provokimi i stilit “cinik”. Në emër te pandemisë, i kërkonte Albin Kurtit t’ia dorëzonte pushtetin Hashim Thaqit(duke llogaritur saktë në papjekurinë e kryeministrit ne detyrë). Gjë të cilën e kishte refuzuar Kurti pak orë më parë. Pasi hasi në kundërshtimin e pritur nga Kryeministri, Isa Mustafa i dha urdhër njeriut-bombë, që ta kryej punën e tij të vetme, të shpërthente, duke cuar në erë në stilin “kamikaz” fillimisht vetën dhe pastaj tërë qeverinë.
Qeveri kjo, ambicioze, jo vetëm në kontekstin pozitiv të fjalës, por edhe një lloj ambicie adoleshente, e pa pervojë, simpatike por jo e pjekur sa duhet, t’i bëjë ballë intensitetit te lartë dhe frontit të gjerë.
LDK, në emer të “shkeljes së marrrëveshjes së shkelur” provoi ta luaj viktimen edhe një herë. Kot. Doli më e djallëzuar se asnjëherë tjeter. Ngriti mocion mos-besimi në mes të PANDEMISË, për dalje nga një qeveri që e kishte “ujdisë” për qefin e saj. Vullneti qytetarë po deformohej nga një sallto-politikë, për legjitimitet të ri, me njerëz të vjetër. Mbase “e vjetëra” nuk do të kishte asnjë shancë më, sikur “e reja” të ishte më e pjekur.
Ishin 82 deputetë, që e zbrapsën vullnetin e qytetarëve, për të parë dicka të re. LDK në emër të “marrëveshjës së shkelur”, ShBA-ve, UNITETIT, dialogut, mbase edhe mirë-qeverisjës? kërkon t’a rikthejë të vjetrën. Të paktën këtu LDK u tregua e sinqertë, nuk bëri lojëra. E kërkoi të vjetrën në Kosovë (me PAN-in e dëmshëm) por këtë të vërtetë nuk e zbukuroi. Atë e kërkoi edhe brenda vetës. Kështu u kujdesën që “figura” e kryeministrit të ardhshëm të jetë, një njeri që ishte pjesë e të gjitha konstulacioneve të vjetra. Kishte edhe storie dështimi, të vjetra (humbësi më i madh në historinë e LDK-së, si kandidat për kryeministër). Tipike për t’a perfaqësuar, qeverinë që po vjen. Humbësit e mëdhenjë.
Mbase humbësve nuk do u vinte rradha, sikur fituesit të mos “lazdroheshin” dhe të mos e luanin secilen lojë, që u ofrohet rrugës.
Fatkeqsisht duket se kemi fitues e humbes, që më shumë preferojnë, të “luajnë” se sa të punojnë.
Partitë që pritet t’a ndajnë pushtetin, nuk kanë fituar zgjedhje qe 12 (dymbëdhjetë) vjet.
Në zgjedhjet e fundit, LDK doli e dyta, AAK&PSD e treta dhe NISMA e katerta(per NISMEN, u votua edhe pas mbylljes së kutive).
Por, duket se kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka UNITETI, bashkimi.
Në emër të UNITETIT, në PANDEMI po na kthehet e vjetra, PAN-DËMI.