Ashtu sikurse në të gjithë botën edhe në vendin tonë janë mbyllur shumë aktivitete për të parandaluar përhapjen e korona virusit. Çdo gjë ka ndryshuar për të gjithë, një jetë ndryshe nga ajo që jemi mësuar. Ashtu sikurse për të rriturit që janë ndërprerë aktivtetet e ndryshme edhe për fëmijët nuk ka më angazhime në aktivitete të ndryshme. Ata tashmë janë në shtëpi nuk shkojnë në shkollë, nuk ndjekin kurset e ndryshme artistike apo kreative, e madje as ato sportive. Gjithashtu ata nuk kanë më shokët dhe shoqet e tyre për të luajtur lojëra të ndryshme në natyrë e as në shkollë apo kopshte. Madje as tek hapësirat e ndryshme me lodra nuk mund të shihen. Kjo nuk do të jetë e lehtë për tu përballuar nga ana e fëmijëve. Edhe pse e dijmë që gjatë këtyre ditëve shtëpitë tona janë vendi më i sigurtë për tu mbrojtur nga çdo gjë që rrezikon shëndetin tonë. Për të ndihmuar dhe kuptuar individët fillimisht duhet të kemi parasysh se si duket dhe si e ndjejnë veten në një botë krejtësisht të re për ta. Qëndrimi në shtëpitë tona dhe me familjet tona herë pas here shkaktonë edhe ndjenja të përziera. Fakti që jemi pranë familjes është ndjenjë pozitive por ka edhe momente kur ndjehemi se jemi bërë monoton nga rutina e përditshme e rrethuar brenda mureve të shtëpive tona. Fëmijët kanë nevojë gjatë gjithë kohës për vëmendjen e prindërve, duan të luajnë lojëra të ndryshme me ta por kanë nevojë edhe për ide kreative. Fëmijët janë unikë dhe të shkathët, kështu që është e rëndësishme për prindërit që të mbajnë komunikim të hapur me ta. Kjo ndonjëherë nuk është e lehtë të menaxhohet nga ana e prindërve. Shpeshë herë prindërit ndjehen të lodhur dhe të hargjuar në aspektin e energjisë fizike, poashtu edhe në aspektin e kreativitetit për lojëra të ndryshme. Për të bërë devijimin e vëmendjes nga bisedat e frikshme të virusit, alternativa më e fuqishme janë lojërat me ta. Prindër të përkryer nuk ka, por prindër të mirë po. Me disa fjalë përmbledhëse ky artikull do të mundësojë mjë integrim detyrash brenda familjes për secilin, por njëkohësisht ndihmon krijimin e aurës mbrojtëse emocionale për të mos u zgjeruar problemi i fëmijës në disa probleme tjera të natyrës së shëndetit mendor.
Sa e njohin prindërit zhvillimin emocional të fëmijëve dhe ndikimn e lojës për të zhvilluar një jetë sa më të shëndetshme edhe te zhvillimit social për fëmijët në ndërveprim me të tjerët, po ashtu dhe zhvillimit të kontaktit me ta?
Lojëra të ndryshme mund të zhvillohen për nxitjen e zhvillimit emocional, por edhe të ndikojnë në zhvillimin e të mbajturit mend, po ashtu edhe ndaj zhvillimit të të folurit dhe pasurimit të fjalorit. Fëmijët emocionet i mësojnë nga përvoja. Reagimet emocionale janë shpesh të lidhura me kulturën e të jetuarit. Shpeshë herë fëmijët disa emocione nuk i njohin por me rëndësi është që tu ndihmojmë se si t’i mësojnë ato emocione.
Si ndikon loja tek zhvillimi i fëmijëve?
Nëpërmjet lojës fëmijët identifikojnë dhe tregojnë emocionet e tyre. Këtë më së miri e mësojnë përmes lojës dhe lodrave që të shprehin emocione të ndryshme. Duke luajtur lojëra të ndryshme me fëmijët i mësojmë të identifikojnë emocionet, të din shkakun e paraiqtjes së tyre, të mundohet që t’i tregojë emocionet e veta. Të gjitha këto ndikojnë shumë në fushën e zhvillimit social-emocional. Zhvillimi social dhe ndërveprimi me të tjerët ndikojnë te fëmija për mënyrën se si ata e shohin veten, të tjerët dhe botën që e rrethon. Loja u ndihmon dhe mëson fëmijëve të vendosin kontakt me të tjerët, si të zgjidhin ndonjë problem pa dhunë, si dhe kur duhet të shpërndajnë emocionet varësisht nga situata, gjë që prindërit duhet të intervenojnë që t’i drejtojnë në mënyrë të drejtë. Përmes lojës fëmijët zhvillojnë kujdesin për veten – zhvillimin e shprehive higjienike dhe kulturore, mësojnë rregullat, zhvillimin e pasqyrës për vete, zhvillimin e pavarësimit dhe forcimin e vetëbesimit.
Shëndeti i mirë fizik u jep fëmijëve energji dhe qëndrueshmëri që të marrin pjesë aktive në proceset e të mësuarit. Ndërsa sa i përket zhvillimit kognitiv (njohës) fëmijët përdorin aftësi dhe strategji për të esksploruar dhe mësuar rreth botës së tyre si dhe mësojnë për të zgjidhur problemet. Në këtë fushë përfshihet logjika, arsyetimi, kujtesa, vëmendja dhe kontrolli. Për këtë arsye fëmijëve duhet ti ofrojmë mjedise stimuluese dhe mbështetëse për të forcuar zhvillimin në këtë fushë.
Loja ka natyrë edukative për fëmijët që të mësojnë për jetën. Prindërit duhet t’u lejojnë fëmijëve të organizojnë dhe të sajojnë lojëra, kurse prindërit të ndërhyjnë kur është e nevojshme për t’i ndihmuar dhe çdo herë të marrin në konsideratë lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën.
Në këtë artikull do të gjeni disa mënyra të ndërveprimit tuaj me fëmijët gjatë kohës së karantinës.
Fëmijët e vegjël fillojnë të mësojnë që nga lindja. Interaksioni i fëmijëve të vegjël me mjedisin dhe të rriturit është bazë e mësimit të hershëm. Në periudhën 0-2 vjeç fëmijët zhvillohen shumë shpejtë dhe prindërit duhet të kenë parasysh që të bjënë gjithçka që të nxisin zhvillimin dhe mësimin e hershëm, e më së miri e nxisim përmes lojërave dhe veprimeve rutinore të përditshme.
Çfarë aktivitete mund të bëjnë prindërit për grup moshën 0-2 vjeç?
Për bebet 6 muajshe mund të krijoni mjedise të përshtatshme në shtëpi duke krijuar disa lloj aktivitete si: lodra rrotulluese mbi krevatin e bebit, lodra që mund t’i shtrëngojë, lodra të buta ose topa, fotografi, rrake dhe zile. Bebet zotërojnë shumë pak aftësi manipuluese, përjetojnë botën përmes shikimit, tingujve dhe të prekurit. Mund t’i këndoni bebes dhe ta mbani në krahë duke lëvizur para e pas sipas ritmit të këngës.
Grupë mosha 7 – 17 muaj mund të bëjnë aktivitete me tinguj dhe fjalë, të imitojnë kafshët, të këndojnë këngë. Të bëni lojëra fizike për shembull mund të fshihni një objekt në dorën tuaj dhe pastaj fëmija ta gjejë. Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë kutitë boshe dhe kënaqen duke i futur e nxjerrë kubat, kapëset etj.
Fëmijët e moshës 18 – 2 vjeç nuk dëshirojnë të ndajnë lodrat me të tjerët edhe pse u pëlqen të luajnë me ta. Atyre u pëlqen të luajnë më kukulla t’i veshin dhe t’i zhveshin, lodra me të goditur si përshembull një çekiç druri për të goditur gozhdën, ndajnë objektet sipas formave dhe kjo nxit shkathësitë e duarve, mund të emitoni kafshët dhe të këndoni këngë me ndonjë lodër muzikore që keni në shtëpi. Me plastelinë mund të bëni gjëra të ndryshme varësisht se në çka shfaq interesim fëmija. Aktivitetet me tinguj dhe fjalë u bëjnë shumë përshtypje fëmijëve, sidomos ato që rimojnë dhe njëkohësisht duke i shoqëruar edhe me veprim.
Fëmijët e moshës 3 – 5 vjeç shfaqin kuriozitet për gjëra. Ata do të bëjnë shumë pyetje dhe do të dojë të testojë aftësitë e veta fizike, sepse kjo është mosha e fantazisë dhe imagjinatës. Mund të bëni aktivitete të ndryshme: lodra ndërtuese, vegla arti (lapsa,ngjyra të drurit, ngjyra të ujit) vizatoni format gjeometrike, jepni fëmijës kubat apo çfarë do që keni në shtëpi të ndajë sipas ngjyrës, formës dhe madhësisë. Libra me fotografi rreth kafshëve,familjes, ngjarjeve të përditshme,të thuani vjersha me rimë po ashtu dhe të këndoni, thuani alfabetin dhe numrat në formë loje. Gjatë leximit të përrallave apo shikimit të tyre në TV, flisni për ndjenjat dhe emocionet që janë në këtë tregim. Nëse keni mundësi të dilni të shëtisni me fëmijët, flisni për gjërat gjatë rrugës që shihni. Përpara pasqyrës bëni aktivitete fizike, vallëzoni në mënyrë që fëmija t’ju emiton. Nëpërmjetë lojës fëmija bëhet personazhi kryesor i botës së tij, duke bërë role se është dikush tjetër dëmethënë marrin role të kundërta gjinore herë bëhen i miri e herë i keqi, herë viktima e herë heroi. Gjithashtu është e dukshme që në këtë moshë bëjnë shumë pyetje që nganjëherë përgjigjet janë të vështira dhe fëmijët mund të ndihen konfuz.
Fëmijët vazhdimisht zhvillohen dhe rriten. Zhvillimi njohës bëhet gjithnjë e më kompleks. Kjo kohë gjithashtu është edhe e ngarkuar për marrjen e aftësive akademike. Fëmijët mësojnë se si të lexojnë, shkruajnë, shqiptojnë dhe kryejnë operacione të thjeshta matematikore dhe kënaqen me aftësitë e veta që arrijnë të bëjnë këto gjëra.
Fëmijët e moshës 6 – 8 kushtoni vëmendje të vazhdueshme kur ata janë duke bërë diçka. Zhvilloni plane të thjeshta për të përmbushur një qëllim dhe ndihmoni ata për të zgjidhur problemet e zakonshme. Flisni për moshën e tyre aktuale se sa vjeç është dhe sa vjeç do të jetë vitin tjetër. Tregoni ndryshimin midis të djathtës dhe të majtës. Shpjegoni ndryshimin e ditës dhe natës dhe çfarë aktivitete bëni në këtë kohë. Identifikoni ndryshimin e katër stinëve të vitit dhe bisedoni për to. Luani lojëra me rregulla dhe zakonisht janë mjaft të mirë për t’i kuptuar dhe ndjekur ato. Gjithashtu shpjegoni konceptin e të kundërtës si: e madhe – e vogel, ftohtë – nxehtë etj. Shpjegoni një problem ose situatë nga këndvështrime të ndryshme sepse kjo do t’i ndihmojë fëmijët në zhvillimin e aftësive shoqërore dhe të zënë miqë. Gjithsesi nxitni fëmijët të vizatojnë gjëra më të hollësishme.
Fëmijët e moshës 9 – 12 vjeç mund të bëni aktivitete të ndryshme duke i inkurajuar në gjërat që ata dëshirojnë dhe shfaqin interesim më shumë. Mund të bëni aktivitete fizike sepse u pëlqejnë sportet dhe puna ekipore. Në oborrë mund të luani sporte të ndryshme së bashku, në mungesë të oborrit mund të bëni edhe ushtrime fizike për të ruajtur shëndetin fizik dhe atë mendorë. Inkurajoni që të merren me hobi të ndryshme ku ata shfaqin aftësi si: vizatim, muzikë, sportë etj. Mund të luani lojëra që kërkojnë shpejtësi, aftësi dhe strategji sepse këto lojëra rrisin përqëndrimin dhe u ndihmojnë të luftojnë për gjërat që ata duan. Në këtë moshë u përmbahen rregullave të lojërave dhe është në rregull për ta edhe kur humbin.
Nëse po hasni vështërësi me fëmijët tuaj gjatë këtyre ditëve apo nëse keni nevojë për mbështetje psikologjike, ju apo fëmija juaj mund të kontaktoni NOKTA grup ne facebook dhe @notktagrupi ne instagram.
Eltira Sadiku Psikologe dhe terapiste e zhvillimit për fëmijë.