Knaqësi e jashtëzakonshme, të takojë sportistin e mirënjohur nga Gjilani, z. Ekrem Beqiri-Rukovci. Eki, ishte një futbollist i shkëlqyeshëm në kohën e tij të artë. Me Ekremin, sa herë që ulesh dhe bisedon, të jep motiv dhe vullnet për punë, jetë dhe arritje rezultatesh.
Rrjedhë prej një familje e cila mbi supet e saja, mbartë një epitet të lartë emërimi nga qyteti. Jo rastësisht, me përplotë krenari, është shpallur nderi i qytetit në Komunën e Gjilanit.
Ai thekson që koha ecën shumë shpejtë, por, ajo që e bënë krenarë atë, është vepra, puna dhe përkushtimi për ta ngritur nivelin e sportit gjilanas në majet më të larta. Ekremi, ishte një lojtarë i jashtëzakonshëm në fushë, teknik shumë i mirë, duke lënë gjurmë të pashlyera në futbollin tonë.
Historia e tij, lenë gjurmë të pashlyera dhe mbreslënëse në futbollistët e ditëve të sotit. Ekrem Beqiri-Rukovci, ishte futbollist i C.Zvezdës së Gjilanit, Ramiz Sadikut, Dritës e më vonë edhe trajner i “bardh e kaltërve”. Ekremi, konsiderohej si njëri ndër mesfushorët më të mirë në Kosovë.
Gjurmëve të tij ishin bashkuar edhe dy vëllezërit e tij, Beqir e Orhan Rukovci. Doajeni i futbollit gjilanas, Ekrem Beqiri-Rukovci, edhe pse ka kaluar një karrierë mbamendëse për historinë tonë , ai ende mbanë vitalitetin dhe dashurinë prej një sportisti.
Në mendjen, dhe, trupin e tij, ende ka përplotë forcë e kurajo për tu përballur në fushë, këtë e dëshmon edhe sot. Ekrem Beqiri-Rukovci, do të mbahet mend si sportdashësi, i cili e ngriti futbollin gjilanas në piedestalin më të lartë të tij.
Faleminderit, legjendë. Përherë, do të mbetesh frymëzim në historinë e sportdashësve gjilanas!
#bashkeiadalim