Të dashur qytetarë,
Sot, përkujtojmë ditën e vrasjes së veprimtarit tonë politik, dhe, kryengritësit të cilit nuk iu lëkund asnjëherë zemra nga organizimi i aktiviteve ilegale për furnizim të shqiptarëve me armatim nga perëndimi, dhe, ballafaqimi në çdo rezistencë kundër sistemit të rëndë për shqiptarët. Ai ishte pjesmarrës në çdo aktivitet e protestë kundër padrejtësive të shqiptarëve.
Më 9 tetor të vitit 1983, Zija Shemsiu me Sami Kurteshin, u arrestuan në afërsi të Beogradit, ku iu gjetën armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara.
Ai u vra në mënyrën më makabre më 5 maj 1985 në burgun e Beogradit.
Figura e ndritur e Zija Shemsiut, është një ndër figurat më patriotike i cili i takon gjeneratës së radhëve të para të ushtarakëve të stërvitur për luftë për çlirimin e Kosovës. Veprat e Zija Shemsiut, dhe, familjes së tij, paraqesin fillet e para të luftës sonë nacional çlirimtare, ku pas një dekade u trasua nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.