Policia e Kosovës , gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore nga data 06 maj 2020 deri me 12 maj 2020, janë hapur raste nga ana e policisë në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit.
Në të gjithë rajonin e Gjilan njëmbëdhjetë (11) persona gjithsejtë janë arrestuar nga policia duke mos e përfill vendimin e qeverisë “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë “ .
Të gjithë këta persona janë takuar duke lëvizur gjatë kohës sa është caktuar ndalimi i lëvizjes.
Personat e ndaluar janë, intervistuar në bazë të procedurave ligjore, rastet veç e veç procedohen në Procedurë të rregullt në Prokurorin e shtetit.