Në Komunën e Gjilanit janë diagnostifikuar 81 persona me Covid – 19, ndërsa dy kanë ndërruar jetë. Derisa, 47 janë shëruar, 32 të tjerë janë në vetizolim dhe po mundohen ta mposhtin virusin, tashmë pandemic botërore shkruan Radio Star.
Në këtë komunë është paraqitur burimi i katërt i infeksionit, ndërsa në 24 orët e fundit u raportua për 6 persona të ri të infektuar nga Gjilani.
Mirëpo, Komuna e Gjilani, përkundër kësaj gjendje, rasteve të vdekjeve dhe numrit që po rritet në mbrëmjen e sontme ka organizuar një koncert në Teatrin e Qytetit.
Salla e teatrit do të shndërrohet në sallë koncertesh, por pa shikues, dhe muzika nuk do të dëgjohet në këtë qytet, i cili po lufton ditë e natë me të pa njohurën.
Në po këtë qytet, sot u zhvillua një akt humanizmi ku të rinjtë e këtij qyteti mblodhën para për bashkëqytetarin e tyre të diagnostifikuar me leokemi akute dhe njerëz të vullnetit të mirë gjithandej vendit u bënë bashkë për ta ndihmuar të riun gjilanas.
E cila është shuma për të cilën do të paguajë Komuna do ta kuptojmë, por cfarë do na duhet, kur paratë tona të shpenzohen kot për një koncert ‘fatkeqësie’!
Dikush këndon dhe feston, por jo të gjithë kanë festë!/RadioStar/