Pandemia COVID-19 gjunjëzoi ekonomitë më të mëdha botërore, duke lënë me miliona njerëz të papunë.
Efekti i sëmundjes COVID-19 u ndje edhe në Kosovë, ndonëse ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislmi, tha se në këtë periudhë pati ulje të numrit të të papunëve. Ai këtë e bazoi në uljen e informalitetit, por këtë deklaratë të tijën, ekspertët e ekonomisë e quajtën të pasaktë.
E pasaktë mund të konsiderohet edhe me faktin se vetëm gjatë 2 muajve të fundit, në Agjencinë e Punësimit janë regjistruar mbi 60 mijë punëkërkues.
Kjo u bë e ditur nga po kjo Agjenci gjatë ceremonisë së sotme të dorëzimit laptopëve, tabletëve dhe artikujve tjerë mbrojtës nga UNDP-ja.
“Aktualisht janë 160.229 punëkërkues të regjistruar në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP) të Agjencisë së Punësimit, ku 62.360 nga këta punëkërkues të regjistruar janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, nga 13 marsi deri më 19 maj”, tha AP-ja.
Agjencia e Punësimit, që funksionon pranë Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), përveç që siguron shërbime të rregullta për punëkërkuesit dhe bizneset, është gjithashtu përgjegjëse për regjistrimin e personave të papunë që aplikojnë për të përfituar nga masa 15 e Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë, e cila përcakton pagesën prej 130 euro në muaj për muajt prill, maj dhe qershor për qytetarët që jetojnë në kushte të rënduara sociale, të deklaruar si të papunë në Agjenci dhe që nuk janë përfitues të të ardhurave mujore nga sektori publik ose privat si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera të integruara të punësimit, përfshirë edhe masat aktive të tregut të punës për qytetarët e Kosovës.
“Roli i Agjencisë së Punësimit është shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër gjatë pandemisë, pasi ajo ofron shërbime për të gjithë punëkërkuesit e regjistruar në Kosovë. Aktualisht janë 160.229 punëkërkues të regjistruar në Sistemi Informativ për Menaxhimin e Punësimit (SIMP) të Agjencisë së Punësimit, ku 62.360 nga këta punëkërkues të regjistruar janë regjistruar gjatë dy muajve të fundit, nga 13 marsi deri më 19 maj. Me numrin e shtuar të përfituesve të masës 15 për të cilët duhet ofruar shërbime, është me shumë rëndësi që këto shërbime të ofrohen në mënyrë dhe në kohë të duhur”, u tha nga kjo Agjenci.
AP-ja tha po ashtu se mjetet e teknologjisë informative do t’ju japin zyrtarëve të kësaj agjencie mundësi të punës së pandërprerë edhe nga largësia, do të lehtësojnë komunikimin me klientët duke përmirësuar kështu cilësinë dhe afatin kohor të ofrimit të shërbimeve.
“Këto mjete po i dorëzohen Agjencisë në një kohë kritike pasi që kjo agjenci, me mbështetjen e UNDP, është duke krijuar një platformë online (në internet) ku punëkërkuesit mund të marrin shërbime digjitale në shërbimet që ofrohen në Zyrat e Punësimit, duke pasur qasje të drejtpërdrejtë në thirrjet e hapura për aplikim për masat aktive të tregut të punës. Për më tepër, projekti është duke mbështetur aktivitetet në terren brenda shërbimeve të ShPP-së duke funksionalizuar ekranet televizive në mënyrë që klientët të kenë qasje në tabela të informacionit gjatë vizitave të tyre në SHPP. Gjithashtu, ueb faqja e AP-së në internet është e lidhur me Sistemin Informativ për Menaxhimin e Punësimit”, tha kjo Agjenci.
Duke pranuar këtë donacion, ministrja e MEPTINIS-it, Rozeta Hajdari tha se kjo do të lehtësojë punën e Shërbimit Publik të Punësimit në Agjencinë e Punësimit gjatë zbatimit të Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë si përgjigje ndaj COVID-19 dhe ofrimit të shërbimeve të tjera të punësimit për punëkërkues të regjistruar.
Ndërkaq, Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP, tha se ndonëse pandemia është duke u ngadalësuar, ajo që është duke u bërë më e qartë çdo ditë është se kemi një betejë të gjatë për të luftuar. Sipas saj, pasojat pritet të jenë të pakrahasueshme.
“Ne duhet të mendojmë se si të ndihmojmë në një afat të gjatë ata që do të paguajnë çmimin më të lartë, të të mbeturit pa punë, pa të ardhura, pa mjete për të mbështetur familjen. Kjo është arsyeja pse UNDP është e përkushtuar të mbështesë institucionet e Kosovës që edhe gjatë pandemisë të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve në mënyrë sa më efikase të jetë e mundur. Veçanërisht ata që u goditen më rëndë – nga aspekti social dhe ekonomik – nga efektet e pandemisë duhet të marrin mbështetjen e nevojshme”, deklaroi ajo.
Ndërkaq, Christoph Weidinger, ambasadori austriak në Kosovë, me këtë rast theksoi: “Këto donacione konfirmojnë përkushtimin e qeverisë austriake të ndihmojë Kosovën në luftën kundër pandemisë”.
Ky donacion u sigurua si pjesë e projektit rajonal Promovimi i Zgjidhjeve Gjithëpërfshirëse të Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor (ILMS II) i financuar nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA