Në prag të festës së Bajramit, është kryer pastrimi i varrezave të qytetit të Gjilanit. Falë vullnetit e përkushtimit të operatorit ekonomik “El-bau”, asistencës së shoqatës “17 shkurti.ch”, poashtu, edhe me ndihmën e Këshillit të Bashkësisë Islame, me vullnetarët e tyre, është bërë pastrimi i të gjithë hapësirës së varrezave të qytetit, duke dhënë një pamje më të mirë për të gjithë vizitorët të cilët i vizitojnë të afërmit e tyre. Modeli i kësaj kompanie, i këtyre aktivistëve, dhe, i Këshillit të Bashkësisë Islame, duhet të shërbejë si vazhdimësi përpjekjesh e jonja për t’i kushtuar rëndësi mirëmbajtjes së hapësirave të varrezave, por, edhe ambientit në përgjithësi. Të vazhdojmë t’i mirëmbajmë e t’i ruajm bashkë hapësirat publike, veçanërisht, vendin ku të gjithë një ditë do të qëndrojmë përjetësisht aty!
Faleminderit Operatorit “El-bau”,Shoqata “17 shkurt.ch”, dhe, Këshilli i Bashkësisë Islame!
#bashkeiadalim