Qytetarë të nderuar, miqë dhe ju familjar të besimit islam,
Sonte pas një muaji agjërimi, sakrifice dhe solidariteti po përfundon muaji i shenjët i ramazanit, që nesër në mëngjes kurorëzohet me ditën e Fitër Bajramit.
Edhe pse këtë vitë, për shkakë të pandemisë nuk patëm mundësi as të vizitojmë familjarët tanë në iftare e as ti presim ata tek ne, megjithate kjo nuk pengoi besimtarët musliman që të agjërojnë me përkushtim dhe devotshmëri.
I lutem Zotit që të gjithë juve që keni agjëruar, t’ju pranohet agjërimi dhe lutjet që keni bërë gjatë këtijë muaji të bekuar.
Sonte shfrytëzojë rastin që të gjithë juve të ju urojë Fitër Bajramin. Paqja, harmonia, lumturia, respekti e mbi të gjitha dashuria dhe mëshira e zotit qoftë mbi ju dhe familjet e juaja.
Edhe pse nesër nuk do ta kemi mundësinë si herave tjera të shkojmë në xhami, për ta falur namazin e Fitër Bajramit, e as të vizitojmë familjarët tanë sepse duhet të respektojmë rregullat që janë caktuar nga instucionet tona, megjithate kjo nuk do ta zbehë në asnjë mënyrë festën tonë.
Urime Fitër Bajrami dhe Zoti ju bekoftë!