Gjatë ditës së sotme është parë një prani e shtuar e policisë në rrugët e Kosovës.
E gjithë kjo prani e policisë në ditën e festës së Fitër Bajramit, po bëhet sipas një plani të gatishmërisë dhe reagimit kundër koronavirusit të ri COVID-19.
Policia e Kosovës, ka konfirmuar për Zërin, se kanë hartuar një plan operativ policor, e që ka për qëllim respektimin e vendimeve të institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë.
“Policia e Kosovës , referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të gatishmërisë dhe reagimit kundër Coronavirus të ri COVID-19, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur ‘UO për Gatishmëri dhe Reagim për Coronavirus-in COVID-19’” ka thënë për Zërin, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
Ndryshe, qytetarët përveç pranisë së shtuar të policisë në rrugë, sot kanë raportuar edhe për kontrolla më të rrepta, e cila duket se po bëhet në ditën e festës së Fitër Bajramit, për të respektuar thirrjet e insitucioneve shëndetësore për të mos vizituar të afërmit siç bëhet zakonisht për këtë festë./Zëri