Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe katër pacientë të tjerë të cilët ishin prekur me koronavirus.
Kështu numri i të shëruarve ka shkuar në 789 gjithsej.
Nga data 8 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.262 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot është dita e parë nga 13 marsi në Kosovë ku nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me COVID-19, transmeton Indeksonline.
Prej më shumë se dy muaj qytetarët po vazhdojnë të jenë të mbyllur, me një orar qarkullim prej dy orësh së fundi e më herët me vetëm një orë.
Përhapja e virusit anembanë vendit bëri që institucionet e Kosovës të ndërmarrin masa nga më të ndryshmet në mënyrë që pasojat e këtij virusi të jenë sa më të vogla në shëndetin e gjithë qytetarëve.