Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë në një prej tarracave të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për t’i përshëndetur protestuesit e mbledhur në sheshin “Skënderbeu”.
Pas paraqitjes së tij, thirrjet e protestuesve ishin: “O Albin, ti ku je, krejt Kosovën këtu e ke”.
Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë tha se nuk ka kohë të merret me organizim protestash sepse është në detyrë të kryeministrit, por tha se këtë po e bën Lëvizja Vetëvendosje.
E në ndërkohë, Kurti gjeti kohë që t’i përshëndeste ata nga lart.