Një person që kishte rezultuar pozitiv në Gjilan nuk iu përmbajt masave për vet-izolim në shtëpi.
I njëjti kishte dalë nga izolimi shtëpiak, mirëpo është identifikuar më pas nga Policia e Kosovës.
Pas ndalimit, ai është verifikuar se nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim.
Nuk dihet se cilat janë masat që Policia e Kosovës do të ndërmarrë ndaj të njëjtit.
“Njësitë policore kanë identifikuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili nuk iu është përmbajtur udhëzimeve të IKSHP-së për vetë izolim, ku i njëjti ka rezultuar pozitiv në test. Pas verifikimit nga njësiti policor me datë 27.05.2020, është vërtetuar se i njëjti nuk ka respektuar udhëzimet për vetë izolim”, thuhet në njoftim.