Dritë në fund të tunelit
Kolegë të nderuar bashkëpunëtore me në fund një lajme i mirë edhe për ne dhe klientët tanë, në vazhdën e angazhimeve tona dhe përpjekjet e njëpasnjëshme në fund po shpërblehemi .
Deri në fund të javës se ardhshme do të ju komunikojmë edhe datën e saktë se kur do të fillojmë edhe me përgatitjen dhe marrjen e masave për punën tonë dhe mbajtjen e ahengjeve familjare .
Do te ketë edhe gëzime në familje tona dhe tuajat gjithmonë në bashkëpunim me organet gjegjëse dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse .
Pra nuk do të mbetemi mbrapa vendeve fqinje të cilat kanë lehtësuar masat për mbajtjen e ahengjeve dhe organizimeve familjare .
Andaj dëshirojmë ta ndajmë ketë super lajm të mirë me ju kolegë të nderuar , Hotelier ,Artist, Kangtar , kamerman e fotograf, Dekore sallash, Tupangjinj , prodhues vendor etj.
Sa i përket Hotel –Resto –Kafiteri nuk ka ndonjë vendim konkret për momentin se si do ta zhvillojnë veprimtarin e tyre pas datës 02. Qershor , por prapë do të jemi sa ma shumë të informuar dhe sigurisht do të ju njoftojmë sa ma parë që të jetë e mundur .
Me respekt Pro.In
Visar Demolli
Luan Bajramaj
Artan Beka
Adian Ismaili