Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar takimet e tij me ish-kryeministrin, Albin Kurti ku ka thënë se të njëjtat kanë qenë formale, por që ky vetëm e ka këshilluar dhe se po ta dëgjonte do të ishte ende në pushtet, shkruan Gazeta Metro.
Kështu deklaroi ai sonte në një intervistë për ‘Opinion’, ku tha se në takimet formale me Kurtin, kanë dëgjuar njëri-tjetrin, por nuk ka pasur ndonjë gjë konkrete.
“Unë jam munduar ta kshilloj Kurtin, po t’i dëgjonte këshilltat e mia do të ishte në zyrë aty ku ka qenë.
Kanë qenë takime formale ato me të, kanë qenë të dëgjimit me respekt e kemi dëgjuar njëri-tjetrin. Por, nuk ka pasur diçka konkrete.”, ka thënë Thaçi.
Ndër të tjera, Presidenti ka folur edhe për qeverisjen e Kurtit, ku tha se gjatë saj ish-kryeministri ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë dhe me SHBA’të.
“Kurti i ka treguar vet rrethanat që të shkarkohet nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ai i ka prishur marrëdhëniet me Shqipërinë, ka treguar mosbesim ndaj SHBA’së.
Duke e vlerësuar Shtëpinë e Bardhë si të Kuqe ose të Verdhë, është gabim strategjik.”, tha ai.
Kujtojmë se marrëdhëniet mes Thaçit dhe Kurtit ditëve të fundit kanë qenë shumë të tensionuara.
Dy liderët kanë shprehur haptas mospëlqimin ndaj njëri-tjetrit duke hedhur akuza në emisione e debate televizive, si dhe përmes rrjeteve sociale /gazetametro.net