Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Komunën e Kamenicës nga 10 mostrat e marra në Roganë të gjithë kanë rezultuar negativ, ndërsa dy persona të infektuar në Poliqkë janë shëruar plotësisht.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati duke treguar për gjendjen momentale në Kamenicë ka falënderuar të gjithë qytetarët për përgjegjshmërinë e treguar gjatë këtyre muajve.
“Nga 10 mostrat e marra nga kontaktet e personit të fundit të diagnostifikuar me SARS-CoV-2 në Roganë, të gjithë prej tyre kanë rezultuar negativ. Ndërsa, në Poliqkë janë shëruar edhe dy persona të tjerë.Aktualisht në komunën tonë kemi vetëm edhe dy raste aktive me COVID-19, për të cilët uroj të shërohen së shpejti.Njerëz t’mrekullueshëm të Kamenicës, faleminderit për përgjegjshmërinë e treguar gjatë këtyre muajve”, ka thënë Kastrati.
Deri më sot numri i të infektuarve në Komunën e Kamenicës ka qenë 41, ku nga ta 39 janë shëruar plotësisht dhe dy raste janë akoma aktiv.