Që kur mori detyrën e re, nuk pati asnjë vizitë në Kosovë. Pandemia Covid-19 bëri që përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, të zhvillojë, vetëm biseda telefonike me liderët e Kosovës
E tani, kur po konsiderohet se janë larguar pengesat dhe mund të rifillojë dialogu mes dy vendeve, Lajcak pritet të vizitojë të dyja vendet.
Këtë e kanë konfirmuar, nga Zyra e Bashkimit Evropian.
Tutje, nga Bashkimi Evropian thonë se kohën kur mund të nisë dialogu e vendosin Kosova e Serbia.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdimisht po kërkojnë që të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje në, Qeverinë e Kosovës sot ishte për vizitë, ambasadori amerikan Philip Kosnett.
I njëjti, u prit nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Tahiri.
Sipas këtij të fundit, ambasadori është njoftuar me programin qeverisës, reformat shtetërore, si dhe miratimin e një trategjie të re anti-korrupsion.
Pas takimit, T7, tentoi të marrë një përgjigje nga ambasadori Kosnett, në lidhje me raportimet se kryeminstrit Avdullah Hotit, i është dërguar ftesa për në Shtëpinë e Bardhë, mirëpo i njëjti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.
Pyetje, për këtë çështje i janë dërguar edhe të përzgjedhurit nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.