Kuvendi i Kosovës sot nuk pati vota të mjaftueshme për shmangie procedurale, dhe kësisoj dështoi trajtimi dhe votimi i disa projektligjeve. Duke mos përmbushur agjendën e paraparë dhe duke u karakterizuar kështu me dështim që në seancën e parë, ky dështim iu adresua deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kinse nuk i kanë votuar projektet e Anamoravës.
Të dashur familjarë e bashkëvendas. Projekti që trajton ujërat e zeza në Anamoravë ende nuk është hedhur në votim, dhe ne si deputetë të zonës do ta trajtojmë me kujdes e sinqeritet. Populli thotë “Dielli nuk mbulohet me shoshë”, dhe ne po themi, as dështimet me shpifje.
Për nevojat esenciale të qytetarëve, ne jemi gjithmonë në ballë të përgjegjësive me ndershmëri e përgjegjësi të lartë.