Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka bërë të ditur se mësimi plotësues për klasat e nënta do të ndërpritet, transmeton Reporteri. net.
Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë një konference për media bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPS-së, Naser Ramadani.
Ministri Likaj ka thënë se kjo po bëhet pas rritjes së numrit të të infektuarve me Coronavirus dhe për të mbrojtur jetën e nxënësve, mësimdhënësve e qytetarëve të Kosovës.
“Siç e dini Pas lehtësimit të masave ne kemi organizuar mësimin plotësues për klasat e nënta me qëllim të përgatitjes për Testin e Arritshmërisë. Përkundër përgatitjeve jashtëzakonisht të mëdha dhe ndihmës që e kanë dhënë DKA-të , prindërit, mësimdhënësit, megjithatë informatat nga terreni na kanë treguar se masat mbrojtëse nuk janë duke u zbatuar sa duhet dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të nxënësve, stafit dhe të gjithë qytetarëve kemi vendosur që mësimi plotësues për klasat e nënta në javën e dytë të ndërpritet deri në masat të tjera për arsye se situata është shumë shqetësuese dhe virusi është prezent në Kosovës”, tha Lika.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme pozitiv me Coronavirus kanë rezultuar 58 persona. Kjo është njëra prej diutëve me më së shumti raste brenda 24 orëve.