Kosova po përjeton një rritje të numrit të të infektuarve me COVID-19 njëkohësisht me lehtësimin e masave kundër përhapjes së tij.
Që nga e diela deri sonte janë identifikuar 319 raste të reja me Covid-19.
Të martën mbrëma autoritete konfirmuan 141 raste të reja pas 397 testeve.
Aktualisht kemi 968 persona të shëruar, 754 raste aktive dhe 34 vdekje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se 42 raste ishin në Pishtinë, 30 në Vushtrri, 18 në Pejë, 11 raste në Mitrovicë, Obliqi 9 raste, në Prizren 7 raste, Fushë Kosovë 6 raste, 3 raste në Mamushë, Viti 2 raste dhe me nga një rast në Kamenicë, Partesh, Gabricë-Kaçanik dhe Rahovec.
Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.
Andaj, IKSHPK vazhdimisht po bën thirrje që “Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa
përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar”.
Komuna më e prekur me koronavirus, kohëve të fundit, mbetet Vushtrria me 263 persona të infektuar me koronavirus, e pasur me Prishtinën, Prizrenin e Ferizajin që kapin numrin treshifror me të infektuar./IndeksOnline/