#Dita96. ISHKP na njoftoi për edhe nëntë raste të reja pozitive me #COVID19 të cilët janë raste kontakti me personat e infektuar të hënën dhe të martën. Pra, dihet burimi i infeksionit dhe Komiteti emergjentë për parandalimin e përhapjes së #COVID19 po merret me trajtimin e rasteve dhe listën e kontakteve të fundit.
Gjatë ditës, kemi publikuar pakon e re të masave që duhet të respektohen nga qytetarët, punëtorët e shtetit në të gjithë sektorët, punëtorët dhe bizneset private, institucionet fetare, organizimet shoqërore etj., për parandalimin e virusit, në mënyrë që gjendja të jetë e menaxhueshme.
Pako e masave të reja janë si vijon:
1. Urdhërohen kontrollat e vazhdueshme të gastronomëve (kafiteritë dhe restoranteve), Qendrave Tregtare dhe Marketeve mbi respektimin e masave mbrojtëse gjatë orarit të punës për mbrojtjen e shëndetit publik dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19;
2. Hapësirat e kafiterive dhe restoranteve duhet të pajisen me dezinfektues brenda hapësirave të biznesit, të krijohet distanca nga tavolina në tavolinë prej së paku 1.5m. Po ashtu të parandalohet grumbullimi apo mbipopullim i hapësirave shërbyese brenda lokaleve gastronome. Lejohet qendrimi i klientëve sipas numrit të tavolinave, respektivisht numri i karrikave;
3. Personeli shërbyes apo stafi të cilët kanë kontakt të afërt me klientët brenda hapësirave të biznesit, urdhërohet të jenë të pajisur me doreza dhe maska. Kjo pikë e rekomandimit vlenë për të gjitha bizneset e gastronomisë dhe bizneset e tjera shërbyese;
4. Qendrat Tregtare dhe marketet duhet të sigurohen që sipas vendimit të nxjerrë nga Qendra Operative Emergjente me numer 01/Nr.003, me datën 08.04.2020, të respektohen masat mbi dorëzimin dhe pranimin e shërbimeve brenda hapësirave të lokaleve tregtare;
5. Qendrat Tregtare kafiteritë dhe restorantet përmes audio mesazheve duhet të paralajmërojnë klientët e tyre në çdo 60 minuta për rregullat e mbrojtjes nga virusi (maska, distanca dhe mospranimi i shërbimeve pa masa mbrojtëse);
6. KBI – Gjilan dhe të gjithat bashkësitë fetare, duhet të apelojnë për masat kundër virusit, gjatë grumbullimit masiv të xhematit në falje të namazit në xhami, dhe liturgjive ne kisha, në ceremoni varrimi dhe ceremoni tjera fetare;
7.Ndalohet organizimi i ahengjeve, festave ku bëhet grumbullimi masiv i njerëzve si dhe muzika live apo përmes dj