Ndonëse janë bërë gati një muaj kur Lidhja Demokratike e Kosovës po udhëheq me vendin me kryeministër Avdullah Hotin,hisja të cilën do ta kishte në këtë qeverisje dega e LDK-së në Anamoravë nuk përfaqesohet me asnjë ministër apo zv.ministër në pozitat e ministrive.
Por në një bisedë për Radio Star Nënkryetari Artanës,Bajrush Ymeri nga LDK thotë që beson në lidershipin e LDK-së,se hisja të cilën i takon përfaqësimi në qendër shumë shpejtë do të reflektojë dhe dega në Prishtinë,që edhe Anamorava të jetë pjesë e vendimarrjes dhe të përfaqësohet në nivel qëndrorë me njerzit e dëshmuar në qeverisjen”Hoti”.
Ymeri shpreson që dega e LDK-së dhe akteret e ksaj partie, nuk do ta lënë anash LDK-në dhe Anamoravën pasi janë 4 deputet të cilët janë nga Anamorava dhe se ata janë ne kuvend përmes votës dhe besimit të qytetarëve,që ky përfaqësim të kthehet me besim ndaj deputetëve dhe njerzve të Anamoravës!
Por a mund të jetë pjesë e qeverisjes “Hoti”dhe a mund të marr ndonjë pozitë në këtë qeverisje dhe Bajrush Ymeri do të mbetet të shihet apo LDK do ta shfytëzojë përsëri Anamoravën vetëm për vota?