Qeverisë Hoti, priten ti bashkohen edhe dy zëvendësministra nga Gjilani, bëhet fjalë për Nehat Ramadanin dhe Arben Mehmetin nga dega e LDK-së në Gjilan.
Qeveria Hoti është kritikuar shumë nga qytetarët, për shkak të mos emërimit të asnjë ministri në kabinetin e tij nga Anamorava.
Të martën Ramdani dhe Mehmeti, pritën ti bashkohen Qeverisë Hoti.
Sot gjatë ditës Rexhep Kadriu është emëruar Zv.ministër i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e AAK në Gjilan.
Qyteti i Gjilanit tani bëhet me tre zëvendësministra, dy nga LDK dhe një nga AAK.