Pse kaq hapur shprehen dallimet politike duke i harruar interesat e qytetarëve .
A duhet të përdoret logjika, ju keni bërë para disa viteve kështu dhe ne prapë po vazhdojmë po me të njëjtin avaz.
Ne, qytetarët e dimë për secilin deputetë të Gjilanit ku banon.
Por po i pyes. Ai kanalizim i juaji ku derdhet nga shkon?!
E unë po iu ftoj, ejani dhe iu tregojmë ne qytetarët e Malishevës.
Ne dimë edhe të veprojmë ndryshe dhe jeni ka na detyroni t’i marrim ato masa që kurrë nuk i kemi dashur, por nuk do ti shmangim procedurat , nuk do të lejojmë më të vini edhe të bëni spote duke na shitur mend.
Kundërmimi i ujërave të zeza ose do të hiqet ose do t’iu vijë edhe juve!
Qeveritë shkojnë e vijnë a ju do të jetoni këtu me neve, atëherë kur të zhvisheni nga funksioni do të shohim me çfarë morali do ti takoni qytetarët.
Iu bëjë thirrje edhe njëherë, votojeni Ligjin dhe ejani na vizitoni sepse ftesa ime për Ju është e hapur ende.
Me nderime Kryetari Latif Maliqi .