Korrupsioni dhe keqqeverisja, ndonese vertete kane ndodhur, ne fakt jane maske dhe alibi prapa te ciles fshihet arsyeja e vertete perse shumekush po gezohet per aktakuzat kunder krereve te UÇK-se. Kunder UÇK-se kane folur shume shqiptare edhe me 1993, edhe me 1998, edhe me 1999, edhe me 2000 dhe jo vetem me 2020.
Eshte e vertete qe, pos partive te tjera, edhe vete partia e Thaçit dhe Veselit e kane miratuar Gjykaten Speciale. Por, ta miratosh ate do te thote te tregohesh i hapur per drejtesi. Te gezohesh per aktakuzat do te thote te jesh i sigurt ne fajesine e UÇK-se.
Nese denohen ish-Drejtori Politik dhe ish-anetaret e Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se, kjo e relativizon krimin sepse nenkupton qe edhe UÇK-ja edhe Serbia njelloj kane kryer krime. Nese dy palet paskan kryer krime, nuk ka pasur nevoje te intervenoje NATO-ja sepse ketu nuk e paskemi pasur thjesht njeren pale agresore dhe tjetren pale viktime. Nese NATO-ja ka intervenuar pa nevoje, atehere pavaresia e Kosoves eshte e paligjshme sepse nuk qenka shpallur si rrjedhoje e nje rasti sui generis te intervenimit humanitar kunder krimeve te agresorit ndaj viktimes, por mbi nje rast ku dy palet kane kryer krime.
Pra, zinxhiri logjik te thote qe nese anetaret Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se kane kryer krime, atehere vete pavaresia e Kosoves eshte e paligjshme. Ky ka qene projekti politik i Serbise tani e njezet vite – ta relativizoje krimin e saj me logjiken “ne kemi kryer krime, por edhe UÇK-ja ka kryer krime”. Duke e relativizuar krimin, Serbia ka synuar ta shfuqizoje pavaresine e Kosoves. E, mua me vjen keq kur shoh shqiptare qe i gezohen kesaj.
Per me teper, do te besoja edhe ne babadimer nese besoj se eshte rastesi qe aktakuzat po paralajmerohen vetem tri dite para negociatave me ndermjetesimin e ShBA-se ne Uashington ne nje kohe te thyerjes se raporteve ShBA-BE.
Madje, teksti i aktakuzes me shume ngjante me nje pamflet politik se sa me shpjegim te aktakuzes. Perse ka nevoje te thuhet se aktakuza po behet publike per shkak qe Thaçi e Veseli jane munduar ta zhbejne Gjykaten Speciale? Nese ka prova per vrasjen e 100 personave, a nuk do te mjaftonte vetem kjo qe te ngrihet aktakuza, pa pasur nevoje per show e justifikime politike rreth zhberjes se Gjykates?
Sidoqofte, lajmi i keq per ata qe po gezohen eshte se UÇK-ja do te mbetet ne histori si ngjarja me e madhe ne historine e kombit shqiptar – jo vetem te Kosoves – qe nga viti 1912. ❤️