Shpat Hashani, nënkryetar i Shoqatës së Gastronomëve, ka thënë që po përpiqen që t’i respektojnë rregullat e MSH’së kundër pandemisë Covid 19, por sipas tij është e vështirë pas humbjeve të mëdha që ka pësuar ky sektor.
“Ne si shoqatë, kemi bërë kërkesë te pronarët e kafeve që t’i përmbushin kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë. Duke u nisur nga fakti që kemi pasur humbje të mëdha gjatë pandemisë dhe gjatë kohës sa kemi qëndruar në karantinë, është e vështirë t’i përmbahemi masave në mënyrë strikte”, tha ai për Klan Kosovën.
Hashani ka thënë se tani ka më shumë fluks të njerëzve, meqë sipas tij, është edhe stina e verës.
“Është edhe sezoni i verës dhe ka më shumë qarkullim të njerëzve, ndërsa ata preferojnë që të qëndrojnë më shumë në terrasa”, theksoi ai.