Pas shtimit të vrullëshëm të rasteve me koronavirus në Kosovë, shumë kush ka menduar se ekziston mundësia e rikthimit në karanitnim total.
Por, Mikrobiologu Lul Raka thotë se kthimi në karanitnim total nuk ka mundësi të ndodhë.
“Unë mendoj se kthimi në karanitnim total është opsioni i fundit sikur se “zh-ja” në alfabet. Por deri sa të arrijmë deri aty i kemi edhe 35 opsione të tjera që duhet përdorur. “Zh-ja” është dështim total i sistemit.”, ka thënë Raka.
Ndër tjerash, Raka në emisionin NIN në Klan Kosova, ka thënë se virusi nuk është afër të mbaroj për shkak se vetëm një numër shumë i vogël janë prekur deri tani.