Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, përmes llogarisë në Facebook ka shkruar se janë duke punuar me intensitet të shtuar në mënyrë që të aktivizohet e plotë e pakoja për rimëkëmbje ekonomike.
Këto i ka thënë Hoti gjatë një takimi me përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës.
“Bashkë me zv. kryeministrin, Driton Selmanaj, sot i takova edhe përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i falënderoj për mbështetjen e masave për rimëkëmbje të parapara me pako, si dhe për kontributin e vazhdueshëm që japin në fuqizimin e tregut të punës në Kosovë”, ka shkruar kryeministri.
Në fund ai thotë se duke punuar bashkë me të gjithë akterët, mund të vendoset zhvillimi ekonomik i vendit në një trajektore premtuese për të ardhmen.