Koronavirusi në Kosovë si duket ka prekur edhe shumë nga politikanët e njohur, pasi disa nga ta rezultuan pozitiv, derisa kishte ngga a që u testuan dhe nuk rezultuan të infektuar Metro.
Së fundmi, edhe deputetja e LDK’së Valentina Bunjaku-Rexhepi deklaroi se ishte testuar por rezultoi negativ. Në familjen e saj, pozitiv rezultoi djali I saj, Leoni.
Deputetja tha se ai po e kalon mirë sfidën, duke theksuar se virusi nuk është lojë për askënd.
Ky është postimi i plotë nga Bunjaku:
‘’ Virusi pandemik Covid-19 është në mesin tonë sikur në gjithë botën.Virusi nuk është lojë për askënd andaj ju lutem kujdesuni për veten,të afërmit dhe rrethin tuaj.
Para 7 ditësh djali im Leoni u konfirmua fatkeqësisht me Covid-19 dhe po e kalon shumë mirë fatmiresisht,e domosdoshmërisht testin e bëra edhe unë e tani mora konfirmimin se jam NEGATIV.
Por ju lutem,keni kujdes dhe mos e injoroni në asnjë çast sepse ai sulmon ngado e ne punëtorëve shëndetësorë u ndihmojmë më së shumti nëse bëjmë kujdes.Përgëzoj mantelbardhë dhe ministrin Zemaj për punën e palodhshme në shërbimin tonë,ngushëllojë ata që humbën jetën me këtë betejë dhe uroj gjithë te prekurit ta kalojnë sa më lehtë.
#kujdesmaximal
#rrinshpidherespektomasat/