Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar drejtorin e deritashëm Basri Sejdiu dhe në vend të tij ka emëruar si ushtrues detyre, Valbon Krasniqin, shkruan Reporteri.net.
Arsye e shkarkimit sipas një njoftimi është performanca e dobët dhe mospërmbushja e detyrave.
Njoftimi i plotë:
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik njofton se në mbledhjen e mbajtur sot, me 6 korrik 2020, ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.
Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.
Me respekt,
Bordi Drejtues SHSKUK